E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Qytetarët rrëfejnë dramat para policëve, efektivët e përlotur tërhiqen
Lajme

Qytetarët rrëfejnë dramat para policëve, efektivët e përlotur tërhiqen

Momente prekëse në protestën e studentëve

Protesta në Tiranë është shoqëruar me momente të forta emocionale, teksa përballjet mes qytetarëve dhe forcave të policisë kanë marrë një tjetër rrjedhë pranë Ministrisë së Arsimit.

Mes tensioneve dhe përplasjeve të regjistruara gjatë tubimit, protestuesit janë vendosur përballë kordonit policor, ku kanë nisur të komunikojnë drejtpërdrejt me efektivët. Përtej thirrjeve dhe kundërshtimeve, qytetarët u kanë rrëfyer atyre vështirësitë e përditshme dhe problemet me të cilat përballen në jetën e tyre.

Sipas raportimeve nga terreni, këto momente kanë prekur edhe disa prej efektivëve, të cilët janë parë të përlotur gjatë bisedave me protestuesit.

Pas këtyre episodeve, forcat e policisë kanë nisur të tërhiqen nga pozicionet e tyre, ndërsa edhe autobotët e ujit me presion janë zhvendosur prapa. Lëvizjet kanë sjellë një ulje të përkohshme të tensioneve në zonën pranë Ministrisë së Arsimit.

Pamjet dhe zhvillimet nga terreni tregojnë një moment ndryshe të protestës, ku përballja mes qytetarëve dhe uniformave blu është shoqëruar jo vetëm me tension, por edhe me rrëfime personale dhe emocione.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.