E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Qytetarët sfidojnë temperaturat e ulëta dhe lahen në Vlorë
Flash

Qytetarët sfidojnë temperaturat e ulëta dhe lahen në Vlorë

Në qytetin e Vlorës, larja në det nuk është vetëm privilegj i verës. Prej vitesh, kjo praktikë është kthyer në një zakon të përvitshëm për shumë qytetarë, vendas apo të ardhur nga zona të tjera, madje edhe për turistë të huaj, të cilët nuk hezitojnë të futen në ujë edhe gjatë muajve të ftohtë.

Edhe në dhjetor, pavarësisht temperaturave të ulëta dhe kushteve jo gjithmonë të favorshme atmosferike, grupe miqsh mblidhen buzë detit dhe zgjedhin ta nisin ditën me një zhytje në ujërat e Adriatikut apo Jonit, duke sfiduar të ftohtin.

Ajo që e bën këtë fenomen edhe më interesant është profili i atyre që e praktikojnë më shpesh. Në pjesën më të madhe, bëhet fjalë për persona të moshës së tretë, mbi 60 apo 65 vjeç, të cilët e shohin larjen në det si pjesë të stilit të jetesës. Mes tyre ka edhe gra, që tregojnë se mosha nuk është pengesë për të ruajtur energjinë dhe shëndetin.

Plazh edhe në dhjetor, qytetarët në Vlorë sfidojnë

Një prej këtyre personazheve është Kastriot Tajari, 68 vjeç, i cili për “A2 CNN” rrëfen se çdo fundjavë udhëton nga Fieri drejt Vlorës vetëm për të notuar në det së bashku me miqtë e tij. Sipas tij, kjo nuk është më një sfidë, por një rutinë e zakonshme që e ndihmon të ndihet mirë fizikisht dhe mendërisht.

Tajari shprehet se uji i detit, edhe në dimër, është i përballueshëm dhe se ndjesia pas daljes nga deti është ajo që e bën gjithë përvojën të vlefshme. Ai tregon se ka shkuar edhe më tej, duke provuar larjen në liqenin e Pogradecit në temperatura nën zero, si një tjetër provë force dhe vullneti.

Ndërkohë, ai shpreh keqardhje për mungesën e angazhimit të të rinjve në aktivitete sportive, veçanërisht në not, dhe u bën thirrje që të lëvizin më shumë, të merren me sport dhe të largohen nga zakonet e dëmshme, duke investuar në shëndetin e tyre që në moshë të re.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.