Ra nga pallati në ndërtim. Dyshohet se u frikësua nga tërmeti
Ngjarja ka ndodhur në zonën e Currilave ne Durres.
Sipas të dhënave të para viktima është roje në objektin në ndërtim e siper. Ai dyshohet se eshte trembur nga termeti ne momentin qe duket se ka humbir ekuilibrin dhe ka rene pertoke.
Renia nga nje lartesi prej disa metrash, nga objekti 6 katesh qe po ndertohej i ka kushtuar jeten.
Pas ngjarjes policia beri me dije se ka arrestuar dy persona, konkretisht shtetasit A. J., 47 vjeç, banues në Durrës, administratori i firmës dhe E. R., 43 vjeç, banues në Durrës, inxhinier i firmës që ndërton objektin.
Këta shtetas akuzohen për shkelje të rregullave në punë, pasi më datë 28.01.2020, rreth orës 23:18, në një objekt në ndërtim, humbi jetën aksidentalisht shtetasi Th. R., 62 vjeç, i punësuar si rojë pranë këtij objekti. Këta shtetas rrezikojnë të dënohen deri në 10 vjet burg.
Njoftimi i policisë:
Më datë 28.01.2020, rreth orës 23:30, në një ndërtesë është rrëzuar aksidentalisht, shtetasi Th.R., 62 vjeç, banues në Durrës, ku për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



