E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Radhë kilometrike në Qafë Botë, qindra automjete në kufi me Greqinë
Lajme

Radhë kilometrike në Qafë Botë, qindra automjete në kufi me Greqinë

Radhët e gjata të automjeteve vijojnë edhe këtë të hënë në pikën e kalimit kufitar të Qafë Botës, ku qindra qytetarë po përballen me pritje të zgjatura për të kaluar kufirin drejt Greqisë ose në kthim drejt Shqipërisë.

Sipas të dhënave nga terreni, vonesat më të mëdha janë krijuar në anën greke të pikës së kalimit kufitar, ku aktualisht janë në funksion vetëm dy sportele për përpunimin e udhëtarëve dhe automjeteve.

Në anën shqiptare situata paraqitet disi më e menaxhueshme, me 4 deri në 5 sportele në punë për përpunimin e mjeteve dhe personave që kalojnë kufirin.

Megjithatë, fluksi i lartë i lëvizjeve ka bërë që pritjet të vijojnë. Në zonën e pushimit pranë pikës kufitare shqiptare ndodhen rreth 500 automjete në pritje, ndërsa një kolonë e gjatë është krijuar edhe në territorin grek.

Radha e automjeteve në anën greke është zgjatur deri pranë pikës shqiptare të kalimit kufitar, duke krijuar vështirësi për qindra udhëtarë.

Rreth 3 mijë persona kanë kaluar kufirin që prej mëngjesit

Sipas të dhënave të raportuara nga terreni, që prej orës 05:00 të mëngjesit të së hënës, kur ka nisur puna në pikën e Qafë Botës, deri në orët e paradites rreth 3 mijë persona kanë hyrë ose kanë dalë përmes kësaj pike kufitare.

Fluksi i lartë lidhet me intensifikimin e lëvizjeve gjatë sezonit veror, ndërsa numri i kufizuar i sporteleve në anën greke po shkakton ngadalësimin e procedurave dhe krijimin e radhëve të gjata.

Situata pritet të mbetet e ngarkuar gjatë orëve në vijim, nëse ritmi i përpunimit të automjeteve dhe udhëtarëve nuk rritet.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.