E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Radhë të gjata në pikën kufitare të Kapshticës në 28 Nëntor
Lajme

Radhë të gjata në pikën kufitare të Kapshticës në 28 Nëntor

Lëvizje të mëdha qytetarësh janë regjistruar sot në Kapshticë, ku shumë shqiptarë kanë marrë rrugën drejt Greqisë për të kaluar festat, ndërsa të tjerë po kthehen në Shqipëri për Ditën e Flamurit.

Që prej orëve të paradites, kolona mjetesh është zgjatur deri në rreth një kilometër dhe drejtuesit kanë pritur deri në një orë e gjysmë për të kryer procedurat. Në zonën neutrale trafiku është shpërndarë në katër korsi për të përballuar fluksin e mjeteve, ndërsa qindra udhëtarë janë detyruar të presin për shkak të ngarkesës së lartë.

Për të shmangur bllokimet, policia kufitare shqiptare ka aktivizuar sportele shtesë dhe ka aplikuar procedura të shpejtuara për shtetasit shqiptarë me dokumentacion grek, si edhe për udhëtarët e huaj. Edhe autoritetet greke kanë rritur kapacitetet e tyre për të reduktuar vonesat në hyrje.

Ndërkohë, situatë e ngjashme është krijuar edhe në Morinë, por këtë herë për arsye të kundërta: mijëra bashkatdhetarë po vijnë në Shqipëri për të festuar 28 Nëntorin pranë familjeve të tyre.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit në Morinë janë regjistruar:

  • 17,789 persona në hyrje,

  • 4,651 automjete,

  • 64 autobusë me pasagjerë që udhëtojnë drejt qyteteve të ndryshme.

Vlora vijon të jetë destinacioni më i preferuar për festimet e Pavarësisë, ndërsa një rritje vizitorësh pritet edhe në Tiranë, Shkodër, Gjirokastër e Krujë gjatë ditës së sotme dhe fundjavës.

Autoritetet këshillojnë të gjithë udhëtarët të planifikojnë udhëtimin jashtë orareve të pikut, pasi fluksi pritet të mbetet i lartë deri më 29 nëntor.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.