Rakipi tregon prapaskenat: Ç’po diskutohet për një marrëveshje të fshehtë Rama-Basha
Gazetari Ylli Rakipi i ftuar në emisionin “Arena” në RTV Ora ka rrëfyer një variant që sipas tij po diskutohet në fshehtësi për një marrëveshje mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës.
Sipas Rakipit, pjesë e këtij skenari është arrestimi i Ilir Metës dhe krijimi i një qeverie të përbashkët Rama-Basha që do qeverisë për 10 vite.
Ai ka rrëfyer dhe bisedën me një mikun e tij gazetar, të cilit i është thënë të largohet nga Ilir Meta, pasi po përgatitet burgosja e tij.
Pjesë nga biseda:
Hila: Në ajër qarkullojnë fjalë për një marrëveshje të re Basha-Rama. Si e mendon ti këtë?
Rakipi: Sot një kolegu im, po më shpjegonte që e kishte thirrur një tjetër njeri i rëndësishëm i medias dhe i kishte thënë “Ik nga Ilir Meta, se je afër ti, se do ta fusin në burg”. Edhe do bëhet qeveri e re 10 vjet me Ramën dhe Bashën.
Hila: Ka qarkulluar edhe një fjalë gjatë fushatës…
Rakipi: Ika unë dhe e përtypa pak këtë edhe e mora në telefon këtë kolegun tim. I thashë:
-Kur, para se të dilte Ilir Meta në konferencë apo pas?
-Pas – më tha. Këta kërkojnë të tërbojnë dhe xhelozojnë Ilir Metën se diçka po shkruhet.
Merkeli do ulet, do t’i ulë këta tani. Vetëm nuk e di kjo vapa, sepse Merkelin e zë edhe dridhja.
Mos na e zë dridhja para Ramës dhe këtij tjetrit. Edhe kjo ideja, po e bëri opozita këtë fiton Basha me të vetët, vjelin, mbushin thasët. Por vdes i gjithë procesi që ka nisur dhe opozita vdes.
Edi Rama është mjeshtër në Evropën Juglindore, por edhe më gjerë për këtë lloj, është si këta ciganët.
Rakipi u shpreh se largimi i kryeministrit Edi Rama mund të realizohet vetëm nëpërmjet intensifikimit të luftës që opozita ka nisur.
Rakipi: Rama jo nuk ikën. Ai ikën me këtë forcë që ka dalë opozita. E vetmja mënyrë që të iki Edi Rama është që opozita shqiptare të intensifikojë luftën që ka nisur.
Hila: Të bëjë këmbën paçak si i thoni ju nga jugu…
Rakipi: Është e vetmja mënyrë për të ikur Edi Rama s’ka asnjë mënyrë tjetër
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



