Rama: Ata që dogjën KZAZ në Bushat, nuk shkelin as në Mal të Zi
Kreu i Qeverisë, Edi Rama, i pranishëm në Himarë në takimin përmbyllës të përmbyllës të fushatës në këtë bashki, nuk la pa shigjetuar opozitën e dhe Presidentin.
Ndërsa i referohet si “Bab Xhikja”, Rama tha se Presidenti Meta nuk di se çafër vulos.

Më tej, kryeministri ka paralajmëruar edhe personat që u arrestuan sot, pas sulmeve në KZAZ në Bushat dje, duke thënë se “As deri në Mal të Zi nuk do të shkojnë dot”.
“Ky baba Xhikja, e di mirë çfarë është vula që ka në dorë, po nuk di çfarë bën me dekretet e tij. Ky nuk di ça vulos. Vulat e dekreteve të marra janë vulat e panikut e dëshpërimit, vulat e grahmave të fundit të një revolucioni imagjinar që qysh dje e ka selinë në Presidencë. I patë dje karnavalet, hyrjet edhe daljet. Si ata të djeshmit që i ra zjarri në dorë dhe dogjën KZAZ te Vau i Dejës dhe sot janë pranga e do të akuzohen për shumë vepra penale e do të mbeten brenda dhe kur të dalin do rrinë brenda këtu, nuk do kapërcejnë më kufirin as për të shkuar në Maltë Zi sepse kriminelët e zgjedhjeve janë njësoj të rrezikshëm si çdo kriminel tjetër”, Tha Rama.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



