E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama: BE ka probleme, nuk jemi si ata të pasurit që vënë alarmin për shqiptarët
Politikë

Rama: BE ka probleme, nuk jemi si ata të pasurit që vënë alarmin për shqiptarët

Rama tha se shqiptarët nuk janë si popujt e pasur të BE-së që kanë ngritur alarmin për një numër të ulët shqiptarët që kërkojnë punë, bdërsa ne përballojmë një fluks refugjatësh.

‘’Ne nuk jemi si ata që janë më të pasur se ne dhe vënë alarmin për disa qindra shqiptare që kërkojnë mundësi pune.

Në rast se fluksi do të merrte përmasat e vitit 2015, patjetër që do ju drejtoheshim vendeve të BE-së për të kërkuar ndihmë”, tha Rama, duke ritheksuar se nuk ka asnjë të vërtetë në ato që u thanë se Shqipëria mund të kthehej në një kamp refugjatësh.

Të njëjtin arsyetim zgjodhi Rama dhe për të justifikuar mos-hapjen e negociatave për Shqipërinë, duke thënë se më shumë sesa ne, vetë BE-ja nuk ishte gati për këtë proces, duke marrë parasysh problemet e brendshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.