Rama bisedë telefonike me Zelenskyn: Shqipëria do të hapë ambasadën e saj në Kiev
Kjo çështje ka qenë pjesë e diskutimit në një bisedë telefonike që kryeministri shqiptar Edi Rama ka pasur me presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky.
Ata kanë diskutuar edhe për ndihmën që do Shqipëria premton t’i ofrojë Ukrainës në fushën e mbrojtjes humanitare dhe ushtarake pasi prej shkurtit të kaluar, ajo vijon të jetë nën pushtim rus.
Biseda është zhvilluar në kuadër të 30 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Ukrainës.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



