E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama del edhe një herë zbuluar, 22 milionë euro për udhëtimet me “Ismailin” u paguan nga qytetarët
Politikë

Rama del edhe një herë zbuluar, 22 milionë euro për udhëtimet me “Ismailin” u paguan nga qytetarët

Hakerat iranianë kanë në dorë një masë të madhe të dhënash të shqiptarëve, por publikisht kanë vendosur të përdorin informacione, që ndikojnë në uljen e imazhit të qeverisë dhe në këtë mision të tyre kanë nxjerrë disa të vërteta të hidhura edhe për kryeministrin Edi Rama.

Pas sulmeve kibernetike, hakerat zbuluan të dhëna që tregonin se Edi Rama ka shpenzuar në vetëm 2 vitet e fundit plot 22 milionë euro para publike për të fluturuar privatisht me çarter. Kjo rezultoi të ishte një armë për opozitën, që doli në deklarata për shtyp dhe kërkoi ngritjen e një komisioni hetimor.

Ky komision duhej të hetonte orët e qëndrimit në ajër të kryeministrit me “Ismailin”, avionin “Airbus A319-100” të kompanisë “Air Albania”. Gjithsesi, kërkesa për u rrëzua, teksa kryeministri e kishte gati justifikimin, duke arsyetuar se kishte një marrëveshje sponsorizimi me kompaninë “Air Albania”, ku kryeministri do t’i bënte reklamë kësaj kompanie, në këmbim të udhëtimeve falas.

Gjithsesi, deri më tani nuk ka asnjë fakt, që i jep të drejtë kryeministrit në atë që pretendon. Në marrëveshje nuk faktohet në asnjë pikë se kreu i qeverisë ka fluturuar për t’i bërë reklamë kompanisë. Pra, nuk ka asnjë marrëveshje PR mes tij dhe kompanisë se ato 137 fluturime do të jepen në këmbim të promovimit.

Gjithashtu, në akordin mbi udhëtimet qeveritare, Rama nuk ka asnjë marrëveshje personale me kompaninë “Air Albania”, pasi gjithçka është kryer përmes Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare. Dhe kjo drejtori parimisht nuk mund të firmosë në emër të Ramës për një ndërmarrje personale promocioni.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.