Rama del në “sy m’sy” me ‘bufin e kënetës’ që i dhuruan në Vlorë: Ky është si yll, por ai tjetri po mban peng një forcë politike!
Kryeministri Edi Rama u shfaq në rubrikën në “Sy m’sy” me “bufin e kënetës” që i dhuruan qytetarët gjatë vizitës në Vlorë.
Kryeministri Edi Rama thotë se Sali Berisha po mban peng PD-në.
“Ky është si yll. Po këneta e atij që ka mbetur atje që lufton vetëm për veten e tij dhe mban peng një forcë të tërë politike që lindi si shpesë dhe sot është kënetë e mbaruarNëse nuk do ta doja në BE, nuk do të harxhoja asnjë sekondë nga jeta ime, dhe jo më duke u marrë me të verbërit dhe të shurdhuarit nga zhurma e qua qua qua se janë të prekur se unë merrem me bufin.
Në fakt unë nuk merrem me të, por ju që e mbani akoma aty. Unë thjesht konstatoj atë që sheh shumica e shqiptarëve që në krye të opozitës së ashtuquajtur është një buf kënete dhe që opozita është e gjitha tërësi krijesash në një kënetë të madhe politike dhe mediatike”, tha Rama.
Përzuri ‘besnikët’ e Veliajt dhe emëroi ‘njeriun e tij’, Rama: I kam mbyllur punët në Bashkinë e Tiranës, s’jam unë kryetari!
Pas “rrëmujës” që ndodhi në Bashkinë e Tiranës pak ditë me parë me emërimin e të deleguarës së kryebashkiakut Erion Veliaj, kryeministri Edi Rama ka thyer heshtjen lidhur me këtë çështje.
Duke iu përgjigjur komenteve të ndjekësve të tij në rrjetet sociale në rubrikën “Sy më Sy”, Rama theksoi se punët në Bashkinë e Tiranës i ka mbyllur që në vitin 2011, kur i mbaroi mandati i kryebashkiakut.
“Shiko se ke disa punë në bashki”, ishte komenti i një ndjekëseje.
“Unë punët në bashki i kam mbyllur në 2011, nuk jam kryetar i bashkisë së Tiranës”, u përgjigj Rama.
Mesa duket, me rivendosjen e të dërguarës së tij, Anuela Ristani në krye të Bashkisë së Tiranës dhe shkarkimit të besnikëve të Veliajt, Rama duket se ka gjetur qetësi. Beteja për të shtënë në dorë bashkinë më të madhe në vend para zgjedhjeve të 11 majit duket se ka përfunduar për Ramën.
Po ashtu i pyetur lidhur me drejtësinë, kryeministri Edi Rama u shpreh se ajo çfarë po ndodh sot me zyrtarët e mazhorancës është produkt i Partisë Socialiste, e cila është mbështetësja më e madhe e reformës në drejtësi dhe pavarësisë së institucioneve të reja të drejtësisë.
“Altin Dumanin nuk e solla as unë e as PS-ja, Altin Dumani ishte këtu mes nesh, ishte një prokuror i ndershëm dhe i guximshëm”, tha Rama, një ndryshim kursi 180 gradë nga ai i pak javëve më parë kur qante me “lot krokodili” sa për “show” ndaj arrestimit të Veliajt.
Rama u shpreh se opozita, e gjitha, ishte kundër vettingut duke përdorur edhe kërcënimet me bojkot të zgjedhjeve apo zbritjes me çadra në shesh vetëm që të mos votohej reforma.
“Ata janë penguesit dhe armiqtë e reformës në drejtësi. Janë ata që morën peng për një periudhë kohe dhe erdhën me çadër në bulevard për të mos votuar vettingun dhe kërcënuan me bojkot të zgjedhjeve. Të gjithë bashkë.
Ishte Luli në krye por Luli ishte kukulla e bufit të kënetës, ndërsa bufi e thotë shumë qartë sot se me votën e 11 majit do të shkrijë SPAK. Ky është kërcënimi real që është sot por mund të jetë edhe më vonë nëse nuk hyjmë në BE. Në momentin që hyjmë e bëhemi pjesë e BE, është pa diskutim e vetmja rrugë e jonë, kurorëzimi i një historie të gjatë luftërash poshtërimesh, rrëzimesh që kemi në dorë në 11 maj që ta realizojmë”, tha ai.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



