Rama dënon sulmin terrorist në Ankara: Një akt i neveritshëm dënojmë ashpër
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas sulmit terrorist në Ankara, Turqi, ku u plagosën dy oficerë policie dhe u vranë dy terroristët.
Rama shkruan në “X” se sulmi është një akt i neveritshëm frikacak që Shqipëria e dënon ashpër.
“Sulmi terrorist në Ankara është një akt i neveritshëm frikacak që Shqipëria e dënon ashpër. Ai duhet të ndihmojë shumë në Evropë që të kuptojnë dhe mbështesin më mirë Turqinë në luftën e saj kundër terrorizmit🇦🇱🤝🇹🇷”, shkruan Rama.

Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar mëngjesin e sotëm në Ankara, pranë parlamentit turk, i cili më pas do të fillonte mbledhjet për mandatin e ri parlamentar, sipas korrespondentit të AFP.
Ministria e Brendshme e Turqisë thotë se shpërthimi ishte një “sulm terrorist”. Ministri thotë se një kamikaz ka shpërthyer një mjet shpërthyes në kryeqytetin turk, duke plagosur 2 policë, ndërsa kanë vdekur kamikazi dhe një sulmues tjetër.
Më heret edhe presidenti i Republikës Bajram Begaj ka shprehur solidaritet me popullin dhe qeverinë turke për dënimin me forcë të akteve terroriste të të gjitha formave pas sulmit të sotëm pranë parlamentit në Ankara, ku u plagosën dy policë dhe u vranë dy sulmuesit.
Begaj shprehet se akte të tilla terroriste janë qasje të një bote të vjetruar dhe bien ndesh me parimet dhe vlerat e botës moderne.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



