Rama dhe Basha ‘luftë’ në rrjetet sociale, kryeministri i përgjigjet PD-së: O Lula, grumbullime të turpshme, virusi po bën dasmë
Partia Demokratike i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, i cili më parë ironizoi takimin e Lulzim Bashës në Fier.

Në një reagim, PD thotë se Rama ndihet i frikësuar nga qytetarët e Shqipërisë që duan të sjellin ndryshimin.
“Rama ndihet i frikësuar nga qytetarët e Shqipërisë që duan të sjellin ndryshimin që i nevojitet vendit tonë.
Ka vetëm dy mundësi: një lider që punon për ju, për të sjellë ndryshimin që i nevojitet Shqipërisë, për t’i përmirësuar jetët tona, ose Rama i cili dështoi për 8 vite dhe ua dha Shqipërinë oligarkëve.
Më 25 prill, Shqipëria do të fitojë dhe Rama do të humbë”, thuhet në reagimin e PD.
Kryeministri Edi Rama reagoi sërish për zhvillimin e fushatës elektorale të Partisë Demokratike, nëpër qytetet e vendit.
Teksa Rama postoi fotot e tyre ku thoshte se partia e Lulzim Bashës po mundohet që të përhapë virusin, ndërkohë që ai vetë po përpiqet të shpëtojë jetë duke siguruar vaksinat.
Në postimin e tij, Rama shkruan se është grumbullimet e tyre janë të turpshme dhe të papërgjegjshme. Sipas kryeministrit, virusi po bën dasmë teksa dhëndri premton ta bëjë ditën natë.
“O lula unë jam i frikësuar për njerëzit tuaj që i bëni mish për top me grumbullimet e turpshme të papërgjegjshmërisë suaj, duke mbledhur njerëz të verbër me makina e me bori, që virusi të bējë dasëm teksa dhëndrri juaj premton ta bëjë ditën natë! Premtim i mbajtur fatkeqësisht!” shkruan Rama.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco
Kryeministri Edi Rama reagoi sërish për zhvillimin e fushatës elektorale të Partisë Demokratike, nëpër qytetet e vendit.


