E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama dhe Basha takohen për birra në një lokal, iu bashkohet edhe Meta
Lajme

Rama dhe Basha takohen për birra në një lokal, iu bashkohet edhe Meta

Pandemia COVID-19 dhe masat e ndërmarra në kuadër të parandalimit të saj kanë penalizuar shumë biznese, veçanërisht sektorin e kafeneve dhe të restorantëve.

Klasa politike ka qenë e unifikuar në vendimet e mbajtuar nga qeveria për masat e ndërmarra, ndërkohë që shumë biznese janë lënë jashtë vëmendjes së qeverisë, dhë forcat politike kanë anashkaluar problemet e vërteta që hasen në terren nga qytetarët.

Në mënyrë ironike një biznes në Tiranë, ka vendosur që të qerasë me birra, kryeministrin Edi Rama dhe kreun e Partisë Demokratike Lulzim Bashën, të cilët janë ulur së bashku.
Të ulur në këtë mënyrë, ‘kokë më kokë’ ato ‘qajnë’ edhe hallet e popullit shqiptarë, ndërkohë që iu bashkohet edhe presidenti Ilir Meta.

Një gjetja ironike kjo e biznesit për të fshikulluar klasën politike dhe vëmendjen e munguar që kanë ndaj ndaj qytetarit dhe biznesit në këtë periudhë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.