E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama dhe Berisha  apo Bushati dhe Kazhani ishin të parët e “podcast”-it?
Flash

Rama dhe Berisha apo Bushati dhe Kazhani ishin të parët e “podcast”-it?

Sapo kryeminsitri Rama ka shpallur “podcast”-in e tij, menjëherë është përgjigjur ish-kryeminsitri Berisha, i cili tha se kryeministri ia ka vjedhur këtë ide, ish-kryeministrit që e kishte përgatitur më parë.

Kryeministri Rama në fakt njoftoi se do të bënte një “podcast”, pra një komunikim me publikun me personazhe të ndryshme nga jeta e politikës, artit, e të tjerë, ndërsa Berisha formën e tij të komunikimit e kishte jo politike.

Ku e kopjuan Rama dhe Berisha "podcast"-in?

Gjithsesi, “podcast”-et janë një mënyrë e re që përdoren në komunikim nëpërmjet rrjeteve sociale, ku ftohen njerëz, diskutime, debate e të tjera si këto. Mesa duket edhe Rama, i cili njihet si një gazetar i talentuar dhe Doktori si një mjeshtër i fjalës dhe debatit, të krijojnë komunikim në një formë tjetër.

Ku e kopjuan Rama dhe Berisha "podcast"-in?

Po ku e gjetën këtë stil, ku e zbuluan? Janë vetë autorët apo kanë kopjuar dikë?

Në Shqipëri dy kanë qenë personazhet e parë të “podcast”-it. 

E para, gazetarja Mira Kazhani dhe i dyti politikani Ditmir Bushati, ish-ministër i Jashtëm.

Në fakt ngjasojnë me Berishën dhe Ramën. Duke qenë se Berisha tha se ishte i pari atëherë duket se është më afër Mira Kazhanit dhe tashmë duhet të presim “podcast”-in e Berishës me Mirën ose anasjelltas.

Nga ana tjetër lind një pyetje. Kur do ta thërrasë Ditmir Bushati, Ramën apo Rama, Ditmir Bushatin, pasi mesa duket është Rama ai që ka kopjuar ish-ministrin e tij?

Do të ishte një “podcast” shumë i bukur duke ditur se dhe Mira nuk është aq “e dashur” me doktor Berishën, por jo vetëm, Ditmir Bushati që dihet se ka qëndrime të forta në lidhje me mënyrën se si duhet të jetë PS dhe si duhet të sillet ajo në qeverisjen e saj.

Thjesht dhe vetëm duhet të durojmë dhe pak për të kuptuar a do të thërrasë Mira, Doktorin apo Doktori, Mirën, Rama, Ditmirin apo Ditmiri, Ramën.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.