Rama dhe Meta ‘pranverë’ bashkêpunimi, Basha: Nuk harxhoj asnjë sekondë, s’kam kohë për pallavra
Kryeministri Edi Rama dhe presidenti Ilir Meta, prej disa ditësh, në deklarata publike kanë komplimentuar njëri-tjetrin për menaxhimin e situatës nga koronavirusi.
Po ashtu, Presidenca nuk është bërë pengesë për ndryshimet në Kodin Penal, duke vendosur t’i dekretojë.
Lidhur me këtë “flirt” politik, gazetari Rezear Xhaxhiu ka kërkuar një mendim nga kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha.
“Erëra të ngrohta po fryjnë mes ekzekutivit dhe presidencës, i ndjen selia e PD këto erëra, se jeni dhe afër?”, e ka pyetur gazetari Xhaxhiu, ndërsa Basha u përgjigj duke thënë:
“Nuk harxhoj asnjë sekondë me çështje të tilla dhe nuk mendoj se çështje të tilla i interesojnë shqiptarëve, ka ardhur koha që një familje nuk do të ketë mundësi të shtrojë një drekë modeste për fëmijët.
Ndaj nuk ka më kohë as për pallavra, as për akuza as për sulme. Kjo qeveri është vendosur në pozitat e një lufte me njerëzit, jo me virusin”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



