E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Rama do reflektojë deri të shtunën”, Meta takon Idrizin: Si studentë të Dhjetorit ’90 shprehëm besimin se…
Politikë

“Rama do reflektojë deri të shtunën”, Meta takon Idrizin: Si studentë të Dhjetorit ’90 shprehëm besimin se…

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka takuar sot kryetarin e PDIU-së, Shpëtim Idrizin, për vendimin e tij për të caktuar datën e 13 tetorit për të zhvilluar zgjedhjet vendore.

Meta në njoftimin me kreun e PDIU-së, thekson se ka shprehur besimin se kryeministri Rama do reflektojë deri të shtunën.

 

 

“Në vijim të konsultave me partitë politike, për caktimin e 13 tetorit 2019 si datë të zgjedhjeve vendore dhe zgjidhjen e krizës aktuale, prita sot në takim kryetarin e PDIU, z. Shpëtim Idrizi.

Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë i jep ekskluzivisht të drejtën për të caktuar datën e zgjedhjeve, vetëm Presidentit të Republikës.

Ndaj e ftoj opozitën të jetë më e qetë dhe të mos provokohet nga askush që kërkon trazira në Shqipëri dhe në Ballkan.

Si studentë të Dhjetorit ’90, së bashku me z.Idrizi shprehëm besimin se Kryeministri Rama do të reflektojë deri të shtunën”, thekson Meta.

 

Për të marrë në kohë reale lajmet e Panorama Online shkarko a

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.