E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama e pranon :Aeroporti i Vlorës dhe i Kukësit si legjenda e Rozafës
Lajme

Rama e pranon :Aeroporti i Vlorës dhe i Kukësit si legjenda e Rozafës

Edi Rama, i njëjti që ka “inauguruar” disa herë në 3D aeroportet e Vlorës dhe atë të Kukësit, më në fund në funksion të fushatës e ka pranuar se këto punë “madhore të tij” për 8 vite kanë qënë thjesht legjenda.

Gjithsesi gjatë fjalës së tij në një bashkëbisedim me banorët e Gjirokastrës, ku ka dëgjuar nga afër shqetësimet e tyre, kryeministri premtoi sërish se së shpejti, pritet të shpallet fituesi i garës ndërkombëtare për këto aeroporte. Madje premtimit të tij i ka shtuar edhe 2 aeroporte të tjera në Gjirokastër. Justifikimi i radhës për vonesat e këtyre projekte ishte situata me pandeminë.

“Shpresoj që këto ditë të kemi fituesin e garës ndërkombëtare që u bë si legjenda e Rozafës, pandemia, hapje-mbyllje, kredia, etje. Këtu në Gjirokastër bëhet fjala për dy aerodrome, që do të jenë turistike”, tha Rama.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.