E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Rama është i acaruar, ka humbur mbështetjen ndërkombëtare”
Lajme

“Rama është i acaruar, ka humbur mbështetjen ndërkombëtare”

Korreshi: Gjermania po i hap dosje!

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po shfaq nervozizëm dhe tension në daljet e tij publike, pasi sipas tij ka humbur mbështetjen e ndërkombëtarëve.

Në një lidhje live me Syri TV, Korreshi u shpreh se kreu i qeverisë “acarohet nga çdo gjë”, duke shtuar se kjo sjellje po vihet re si në parlament ashtu edhe në marrëdhënien me mediat.

Sipas deputetit demokrat, Rama po përpiqet të kontrollojë diskutimet brenda grupit parlamentar dhe reagon me irritim ndaj mediave që nuk janë nën kontrollin e tij.

“Ramën e shikoj të shfazuar. Ka dalë nga vetvetja dhe e acaron çdo media e pakontrolluar. Mundohet që në grup parlamentar të mos flasë njeri, ndërsa në parlament kur flet opozita largohet. Pra, e acaron çdo gjë”, u shpreh Korreshi.

“Tre vende të BE-së mund të bllokojnë integrimin”

Korreshi iu referua edhe një deklarate të bërë së fundmi nga Rama, ku kryeministri kishte përmendur se tre vende të Bashkimi Evropian mund të krijojnë probleme për procesin e integrimit të Shqipërisë.

Sipas tij, një nga këto vende është Gjermania, e cila sipas deputetit demokrat po ndjek nga afër disa çështje që lidhen me krimin dhe trafikun ndërkombëtar.

Ai përmendi edhe disa dosje hetimore, mes tyre atë të njohur si dosja e “Xibrakës”, duke pretenduar se autoritetet gjermane po vijojnë hetimet për raste të tjera.

Korreshi shtoi se shqetësimi i autoriteteve gjermane lidhet edhe me pastrimin e parave nga grupe kriminale shqiptare, të cilat sipas tij investojnë në ndërtim në Shqipëri dhe më pas rikthehen në Gjermani si biznese të ligjshme.

Pretendime për marrëdhëniet policore

Deputeti i opozitës deklaroi gjithashtu se policia federale gjermane ka shprehur shqetësime për bashkëpunimin me autoritetet shqiptare, duke përmendur raste të dekonspirimit të operacioneve policore.

Sipas tij, situata ka dalë nga kontrolli i qeverisë dhe kjo, sipas Korreshit, shpjegon edhe tonin e ashpër të kryeministrit në daljet publike dhe në raportet me gazetarët.

“E para njëherë, Ramën e shikoj të shfazuar. Domethënë ka dalë nga ajo vetvete, domethënë e acaron çdo medie e pakontrolluar, domethënë mundohet si në grup parlamentar që mos të flasë njeri, ose si në parlament kur të flasë dikush nga opozita të largohet. Pra, e acaron çdo gjë. Domethënë edhe ndoshta, si më kujtohet ajo, ‘mesillën’ kur dhe zogjtë që ishin aty në pyll ndoshta sot Ramën e acarojnë. E acarojnë, për një moment shumë, sepse nuk ka më mbështetjen e atyre që kishte pikën më të fortë ndërkombëtare. Po ta shikoni dhe në deklaratë të bërë para dy ditësh, atje, ai thotë që ndoshta janë tre vende të Bashkimit Europian që s’ja mbushin ato dot vetëm mendjen, tha, njerëzve të vetë dhe për këtë arsye mund të kemi probleme në fund fare për integrimin. Dhe një ndër këto është Gjermania që realisht është ajo që solli dosjen e Haxhisë, e solli dosjen e Xibrakës, dhe tani po sjell dhe dosje të tjera që vazhdojnë, po dhe këto call center-ave, vazhdon ta mbajë fort tonin.

Pse? Sepse të gjithë krimi i organizuar që lind në Gjermani nga shqiptarët, vjen pastron para këtu në format e ndërtimit dhe pastaj rikthehen si biznesmen me lekë të pastër në Gjermani. Pra kjo e shqetëson më tepër dhe ka një deklaratë të policisë federale gjermane që ka, që në kohën e Prodës, e cila ka deklaruar që do të presin çdo marrëdhënie me policinë shqiptare, sepse ka 17 raste dekonspirimi. Pra, në thelb, këtij i ka dalë situata nga duart, po të kaluar te gazetarët pastaj, ju e keni parë arrogancën jo vetëm për Ambrozian”, tha Korreshi në një lidhje në Syri TV.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.