Rama evidenton rekordin turisitik: 10,1 milionë vizitorë të huaj erdhën në Shqipëri gjatë 2023-shit
Një rekord i ri turistësh është regjistruar gjatë vitit 2023 në Shqipëri.
Në Shqipëri gjatë vitit të kaluar kanë ardhur në total 10,1 milionë vizitorë të huaj.
Këtë shifër e ka zbuluar kryeministri Edi Rama me anë të një statusi në rrjetet sociale, ku thotë se numrat kanë kaluar parashikimet e qeverisë.
“Mirëmëngjes,
dhe me këtë kartolinë shifrash të vitit më fantastik për turizmin shqiptar, ku shënuam rekordin e 10,1 milionë vizitorëve të huaj që e shijuan Shqipërinë tonë nga janari në dhjetor të vitit 2023 duke na “thyer” parashikimet në mënyrën më surprizuese, ju uroj një ditë të mbarë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



