E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama filozofon, Shqipëria digjet
Flash

Rama filozofon, Shqipëria digjet

Landi Çela

Ndërsa flakët po shkrumbojnë fshatra të tëra, banorët e zonave të prekura po përpiqen të shpëtojnë jetën, shtëpitë dhe pronat e tyre me mjetet e pakta që kanë në dispozicion. Në vend të një plani emergjent dhe veprimi konkret, Kryeministri Edi Rama zgjedh t’u japë qytetarëve “mësime vëzhgimi” dhe reflektime filozofike.

Në një dalje në rrjetet sociale, Rama pranoi se nuk ekziston “forcë magjike” që të ndalojë zjarret, duke e relativizuar situatën me shembuj nga vendet e tjera të botës ku digjen mijëra hektarë. “Duhet një vëzhgim për të mos dalë menjëherë në konkluzione dhe për të kuptuar që ka gjëra që duhen bërë më shumë, por nuk ka asnjë forcë magjike që të ndalojë zjarret. Ky është një fenomen që është gjithnjë e më prezent. Në mes të korrik, të dhënat e sistemit europian tregojnë se 230 mijë hektarë u dogjën brenda kufijve të BE, rreth 117% mbi mesataren e 20 viteve të fundit. Dhe nuk mund të thuash që në ato nuk ka avion,” tha ai.

Por ndërsa ai shpjegon statistika dhe flet për avionët e Europës, në Shqipëri, zjarret vijojnë të përparojnë pa pengesë, duke ekspozuar mungesën e mjeteve, të koordinimit dhe të vullnetit për të vepruar me urgjencën që kërkon situata.

Ky kontrast mes retorikës dhe realitetit po kthehet në simbol të një qeverisjeje që, përballë krizave, zgjedh fjalët në vend të veprimeve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.