E premte, 20 nëntor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK PUBLIK
Unë dhe Edi nuk dimë gjë, i ka bërë Belinda me kokën e saj!
OP-ED

Unë dhe Edi nuk dimë gjë, i ka bërë Belinda me kokën e saj!

Mentor Kikija

Po përpiqesha të kuptoja Elisa Spiropalin, nga ato që tha në Top Channel, përkthyer në raport me pritshmëritë publike, referuar qëndrimeve të saj kohët e fundit mbi demokracinë e brendshme në PS apo çështje të tjera parimore politike.

Por nuk gjeta argument tjetër, veçse ta krahasoja me historinë e Pal Vatës.

Për më të rinjtë: Pali ishte babai i Shkurte Vatës, një adoleshente nga një fshat i Dukagjinit, të cilën e zuri dheu teksa punonte si vullnetare në hekurudhën Rrogozhinë–Lushnjë, në 1967, ku humbi jetën.

Regjimi e shpalli Shkurten heroinë, ndërsa Pali, si babai i heroinës, u bë i “brendshëm” në parti. Ai shëtiste nëpër ndërmarrje, kooperativa e fshatra duke folur për partinë.

Atë kohë Pal Vatës iu faturuan disa histori, të cilat nuk dihet nëse ndodhën realisht apo u krijuan. Një prej tyre thoshte se në vitet 1980-1981, kur u tufëzuan bagëtitë dhe në fshatra pllakosi zia e ushqimit, disa banorë të një fshati e pyetën Palin:

– O shoku Pal, po pse na i mori partia bagëtitë? Na i la fëmijët thatë!

Pali, që supozohej se ishte afër Enverit, tha:

– Unë dhe Enveri nuk dimë gjë. Këtë do e ketë bërë Mehmeti me kokën e vet!

Elisa Spiropalit dukej të kishte hyrë në një rol të vështirë, për t’ia faturuar «tufëzimin e bagëtive» Belindës, dhe sipas saj “Edi nuk dinte gjë”.

Për shembull, edhe Portin e Durrësit, Alabarit ia kishte dhënë Belinda me kokën e saj. Elisa dhe Edi “nuk kishin gisht”!

Sipas Elisës, gabimi i vetëm që ka bërë dhe po bën Edi është se mbron dhe mban afër Belindën.

Ajo që nuk kuptohet deri tani është se, Elisa thjeshtë po hakmerret ndaj Belindës, apo është ngarkuar me mision.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.