E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama flet për listat e PD dhe LSI : Lista e PD fosile,LSI-në e konsideroi si listën e SPAK-ut dhe OFL-së
Publik News

Rama flet për listat e PD dhe LSI : Lista e PD fosile,LSI-në e konsideroi si listën e SPAK-ut dhe OFL-së

Një ditë pas dorëzimit në KQZ të listave të kandidatëve për deputetë, kryeministri Edi Rama ka dalë sot në një konferencë për media, ku komentoi forcën politike që ai drejton, si dhe opozitën e  PD dhe LSI.

Rama shprehet se lista e PS është fuqia e vetëndryshimit, lista e PD është afirmimi i fosilizimit, ndërsa LSI-në e konsideroi si listën e SPAK-ut dhe OFL-së.

Sipas kreut të qeverisë, të gjithë numrat do të kenë vota, ndërsa premtoi edhe shumë supriza, pasi sipas tij do të grumbullohen vota duke kontribuar në rezultatin final të zgjedhjeve.

“Më e bukura është që ata që trumbetonin listat e hapura janë mbyllur komplet. Ne kemi ndërtuar një skuadër në cdo qark që listat janë të hapura dhe i jep forcës tonë të maksimizojë kontributin, që nga i pari në tiranë deri tek i 36 në Tiranë.

Numërimi i votave do t’ju japë një pasqyrë të ndryshme mes nesh dhe formacioneve të ndryshme sepse do të shikoni që në skuadrën tonë të gjithë numrat do kenë vota.

Do të ketë shumë surpriza për nga prurja e votave që do të vijë nga lista në atë zonë që konsiderohet si jo fituese. Do të ketë shumë surpriza. Nuk do jenë shumë që do thyejnë listën, por do të jenë shumë kontribuues në votë për rezultatin e PS”, tha Rama.

Duke u ndaluar në Tiranë, kreu i qeverisë solli rasti i kandidatit nga radhët e çamëve, Tahir Muhedini, i cili ndodhet i fundit në listën e PS.

“Ne i kemi ofruar në Tiranë, në kutinë e fundit komunitetit çam një alternativë të ndershme përballë ofertës që i bën PD që është ofertë marramendëse për nga niveli i mendjelehtësisë dhe verbërisë. Të gjithë ata që i përkasin atij komuniteti, kanë zgjedhje dhe nuk kanë vetëm një zgjedhje, kanë më shumë se një zgjedhje, jo vetëm në tiranë por edhe në vende të tjera ku ka komunitet çam”, u shpreh kryeministri.

Për listën e PD, Rama tha: “Unë nuk shoh tek PD një skuadër që është futur për të fituar ndeshje, por është një skuadër e ndërtuar që në fushë të futen lojtarë që mos i ngelet hatri”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.