E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama humb “toruan”, bllokon komentet që e kritikojnë në Facebook
Lajme

Rama humb “toruan”, bllokon komentet që e kritikojnë në Facebook

Kryeministri Edi Rama duket se ka zgjedhur një rrugë të drejtpërdrejtë për t’u përballur me valën e kritikave në rrjetet sociale: mbylljen e komenteve. Prej disa ditësh, në profilin e tij zyrtar në Facebook është vënë re një kufizim i ndjeshëm i ndërveprimit, me komente të bllokuara ose të limituara në postime të caktuara.

Ky veprim u bë veçanërisht i dukshëm pas publikimeve që lidhen me koncertin e reperit amerikan Kanye West në Tiranë, një event që u shoqërua me debat të fortë publik për shkak të financimit nga buxheti i shtetit. Në postimet e tij, Rama e cilësoi koncertin si një “magji”, ndërsa kritikët i sulmoi si zakonisht me tone ironike.

Megjithatë, sapo qytetarët nisën të kërkonin shpjegime për fondin prej rreth 4 milionë eurosh të përdorur për këtë aktivitet, hapësira e komenteve u mbyll, duke shmangur përballjen direkte me reagimet publike.

Mbyllja e komenteve është interpretuar nga shumë si një përpjekje për të kontrolluar narrativën dhe për të shmangur presionin publik në rritje. Për vite me radhë, faqja e kryeministrit është karakterizuar nga një prani e fortë mbështetësish, por zhvillimet e fundit tregojnë një ndryshim të dukshëm në klimën e reagimeve online.

Në një video të publikuar të dielën, më 12 korrik, Rama iu rikthye sërish debatit për koncertin e Kanye West, duke deklaruar se ndaj këtij eventi ishte lëshuar një “furi dhune dhe marrëzie”. Edhe kjo video, si disa postime të fundit, është shoqëruar me komente të mbyllura.

Rama humb qetësinë me qytetarët, bllokon komentet në

Situata ka rikthyer diskutimin mbi transparencën dhe raportin e politikës me qytetarët në epokën digjitale, ku rrjetet sociale konsiderohen si një nga kanalet kryesore të komunikimit dhe llogaridhënies publike.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.