E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama i bën “diss” Braçes, shfaqet në krah të Ogerta Manastirliut
Lajme

Rama i bën “diss” Braçes, shfaqet në krah të Ogerta Manastirliut

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me strukturat e PS në Njësinë 4 në Tiranë, në kuadër të turit që ai e ka cilësuar si një proces “rienergjizimi” të organizatës në kryeqytet.

Ky angazhim vjen menjëherë pas mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të PS-së, ku u vendos riformatimi i ekipit drejtues për Tiranën, duke sinjalizuar një fazë të re organizimi dhe përgatitjeje për zgjedhjet e ardhshme vendore.

Vëmendjen e mori prania e Ogerta Manastirliut në krah të Ramës gjatë këtij takimi, në një kohë kur Erion Braçe ka shprehur publikisht interesin për të kandiduar për Bashkinë e Tiranës. Kjo dalje e përbashkët është interpretuar si një sinjal politik, ndonëse nuk ka një qëndrim zyrtar mbi këtë çështje.

https://cdnimpuls.com/voxnews.al/media3/-640-0-16289448a011e916b8c22b80f0cbc44d.jpg

Ndërkohë, sipas vendimeve të fundit të Asamblesë, drejtimi i Njësisë 4 i është besuar Blerina Gjylametit dhe Eduard Shalsit, të cilët do të kenë rol kyç në organizimin e strukturave në këtë zonë.

Megjithatë, prania e Manastirliut përkrah Ramës në këtë aktivitet ka shtuar spekulimet se ajo mund të jetë një nga emrat favoritë të kryeministrit për garën për Bashkinë e Tiranës, duke e bërë edhe më të fortë debatin brenda radhëve të socialistëve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.