E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama i çon sërish policinë Adriatik Lapajt tek Kryeministria
Lajme

Rama i çon sërish policinë Adriatik Lapajt tek Kryeministria

Prej disa ditësh, një grup qytetarësh të mbështetur nga aktivistët e Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, të drejtuar nga Adriatik Lapaj, po zhvillojnë një protestë para godinës së Kryeministrisë.

Protestuesit kundërshtojnë refuzimin e Kryeministrit Edi Rama për të shkarkuar zëvendëskryeministren Belinda Balluku, e cila është marrë e pandehur në lidhje me hetimet për abuzime me tenderë publikë.

Gjatë mbrëmjes së sotme, situata u tensionua, duke çuar në një përplasje mes forcave të policisë dhe vetë Lapajt, ndërsa protestuesit kërkojnë dorëheqjen e menjëhershme të Ballukut dhe reagim institucional nga qeveria.

Kreu i “Shqipëria Bëhet”, dhe qytetarët kanë vendosur të ngrenë çadrat dhe ky ka qenë edhe moment kur ka ndërhyrë policia. Efektivët kanë tentuar t’i largojnë çadrat.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.