E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama i “del para” investigimit të Rai3: E dua Giorgio, por më shumë dua të vërtetën
Lajme

Rama i “del para” investigimit të Rai3: E dua Giorgio, por më shumë dua të vërtetën

Pas publikimit të lajmeve për përmbajtjen e emisionit investigativ ‘Report’ që do të transmetohet sonte në Rai3, ku është bërë me dije se ish-krahu i djathtë i Ramës, Arben Ahemetaj ka folur për lidhjet e kreut të qeverisë me mafien, takimet me bosët e drogës në zyrë, licencat e kazinove për ta dhe skemat e pastrimit të parave përmes biznesit të ndërtimit, Edi Rama ka publikuar një status në Facebook, ku lajmëron transmetimin e intervistës së tij me gazetarin Italian mbrëmjen e sotme. “E dua Giorgio, por më shumë dua të vërtetën”, – shkruan Rama, i cili mesa duket kërkon të thotë se ajo që thotë besoni vetë pjesën ku kam folur unë, dhe jo atë të ish-krahut tim të djathtë.

“Grupet kriminale marrin tendera publikë përmes “presta nome”, dhe pastrojnë paratë në Shqipëri përmes sektorit të ndërtimit duke u koordinuar me Edi Ramën”, kjo është një nga paralajmërimet të cilat kreu i qeverisë do të përpiqet ta sfumojë, siç ka bërë edhe në intervistë, ku mësohet se ka thënë mos i besoni Arben Ahmetajt.

Postimi i Ramës në FB:

“VOGLIO BENE A GIORGIO MA VOGLIO DI PIU A LA VERITA”*

SONTE 20:00

“RAI3 Report” bëri para disa javësh një reportazh ku përzieu në të njëjtin kazan prodhimet e sherrit politike italian mbi marrëveshjen Itali-Shqipëri për qendrën e pritjes së tremijë migrantëve në Shëngjin, me llumin e eksportuar nga kanalet e ujrave të zeza politike e mediatike të Tiranës, duke cënuar imazhin e Shqipërisë dhe dinjitetin e shqiptarëve. Dihet “lufta” që pasoi e që u bë temë e mediave italiane pas kundërvënies sime ndaj asaj llumnaje.

Drejtori i programit “Report” iu përgjigj pozitivisht ftesës sime publike drejtuar atij personalisht, për të ballafaquar faktet në sytë e audiencës së RAI3. Ramë dakord, që përveç copave të intervistës së bërë në zyrën time, të cilat ata do t’i marrin e do t’i presin dhe qepin sipas skenarit të tyre (me qëllimin lehtësisht të lexueshëm të vazhdimit të përzierjes në të njëjtin kazan të sherrnajës politike italiane me llumin e eksportuar nga Tirana) intervista e pacensuruar do të publikohet e plotë njëkohësisht në rrjetet sociale të Report, si edhe këtu në këtë faqe.

Sonte në mbrëmje shikoni, dëgjoni e gjykoni vetë, unë s’po bëj asnjë koment. Nesër flasim, këtu jemi prapë

*Kujdes e kam fjalën për Giorgio-n, gazetarin në foto, jo për Giorgia-n, shënjestrën kryesore të “RAI3 Report”

Image

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.