Rama i jep leksione gazetarie Fevziut: Rai3 më mori nëpër gojë mua dhe Engjëllin…

Edi Ramës nuk i del e keqja me reportazhin e Rai3, duke e përmendur edhe në podcast-in e tij, ku kishte të ftuar gazetarin Blendi Fevziu, ku u hodhën akuza ndaj Engjëll Agaçit.

Duke folur për lirinë e shtypit në vend, gjatë bisedës, Rama i mban leksione gazetarie Fevziut, duke theksuar se në gazetarinë e viteve më parë një gjë e tillë nuk do të kishte ndodhur.

Ai tha se nuk u zbatuan parimet e gazetarisë, pasi u përfol për personazhe publike, ndërkohë që nuk kishte asnjë pyetje apo intervistë nga këta të fundit për median italiane.

Çfarë është lajm i ri në mëngjes nuk është bëhet lajm i vjetër në darkë sepse në drekë ka dalë një lajm tjetër saqë nuk ka më kohë për të verifikuar. Pastaj goditja tjetër që tani po bëhet gjithnjë e më shumë modë për shembull rasti me ‘RAI 3’ nuk do të kishte ndodhur në të shkuarën që të bëhej një reportazh pa asnjë verifikim të të gjithë atyre gjërave që thoshte. Ajo që ndodhi nuk duhet të kishte ndodhur para disa vitesh. Pra të bësh një emision ku të marrësh nëpër gojë personat të cilët janë të gjallë janë persona publikë kanë një përgjegjësi dhe të mos kërkosh versionin e tyre të ngjarjeve”, u shpreh Rama.

Publikuar nga Publik Media