Rama i kthehet deputetes së LSI: Këndove po nuk lexove atë për të cilën këndove, doni ta lani Presidentin me ujin e Venecias
Kryeministri Rama përplaset me deputeten e opozitës Elda Hoti, e dalë nga lista e LSI, pasi kjo e fundit tha nga foltorja e Kuvendit se Presidenti Meta s’ka bërë asnjë shkelje dhe këtë sipas saj e konfirmoi dhe Venecia. Sot në Kuvend mbahet seanca për shkarkimin e Metës.
“Ju që dolët këtu për të larë presidentin me ujin e Venecias ju them se ai uji se ka nxjerr të larë Presidenitn, por ka nxjerr një nga një të gjitha shkeljet”, i tha Rama deputetes duke theksuar se Meta nuk bëri vetëm një shkelje.
“Zonjë mund t’ju informoj mbi raportin që nuk e keni lexuar, se komisioni i venecias ka nënvizuar një sërë shkeljesh të presidentit. Jo nji po një sërë shkeljesh. Sa për dijenin tuaj. Që këndoni po nuk lexoni. E kënduat me pasion fjalimin tuaj, por pa lexuar atë për të cilin kënduat.
Janë të shrkuara e zeza mbi të bardha, një seri shkeljesh të bëra nga Presidenti, të cilat flasin qartë për drejtësinë e vendimit tonë për t’ia nënshtruar këto shkelje një komisioni të posacëm hetimor. Dhe që ka dhënë një ndihmë të madhe me rekomandimet përkatëse”, tha Rama.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



