E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama ‘i lëpihet’ Trump-it në Berlin: E shpëtoi Zoti, që të shpëtonte Europën
Bota

Rama ‘i lëpihet’ Trump-it në Berlin: E shpëtoi Zoti, që të shpëtonte Europën

Kryeministri Edi Rama nuk kurseu fjalët lavdëruese për presidentin amerikan Donald Trump, duke e paraqitur si shpëtimtar të Europës dhe një figurë me plan hyjnor.

“Nëse flasim për Europën, besoj se Zoti ka pasur një plan për Trump dhe Amerikën. Ai u shpëtua dhe, në këtë mënyrë, shpëtoi edhe Europën. BE duhet të reflektojë me shpejtësi për zgjedhjen e tij dhe për sfidat e luftës në Ukrainë”, tha Rama.

Kryeministri shtoi se nuk e njeh mirë Trumpin, por e cilësoi atë si një figurë që po “jetëson epokën e re”, duke sugjeruar se të gjithë duhet të jenë të sinqertë dhe të vlerësojnë urtësinë e tij.

“Nëse flasim për Europën, është që unë vazhdoj të besoj, se kur Donald Trump tha dhe vazhdon të thotë se Zoti kishte një plan për të dhe Amerikën, nga përpjekja e tmerrshme për ta vrarë, unë mendoj se kishte një pjesë të së vërtetës, pasi Zoti e ndihmoi që të shpëtonte dhe Europën. Nëse do të ruaja rëndësinë e saj, BE duhet të ndryshojë. Të ndryshojë me shpejtësi, duke nisur me reflektime, me atë çka ka ndodhur me zgjedhjen e Trump dhe përkundrejt luftës në Ukrainë. Të pyesë veten nëse ka një strategji të re për këtë çështje.

Është një falënderim për Zotin që e shpëtoi. Nuk e njoh mirë (Trump), pasi është mjaft i ekspozuar dhe ai po jetëson epokën e re. Ndaj të gjithë duhet të jenë të sinqertë. BE dhe vendet anëtarë në veçanti kur iu duhet të veprojnë me urgjencë, ka shumë mungesa për të qenë të drejtpërdrejtë.”, tha Rama.

Fjalët e Ramës u interpretuan si një servilitet i hapur ndaj presidentit amerikan, duke e vendosur figurën e Trump mbi çdo përpjekje të Bashkimit Europian dhe duke nxjerrë në pah një adhurim të dukshëm ndaj tij.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.