E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama i përgjigjet ashpër Bashës: Synon panikun, sjellje mizerabël prej kalamani të llastuar që do me çdo kusht lodrën e vet
Publik News

Rama i përgjigjet ashpër Bashës: Synon panikun, sjellje mizerabël prej kalamani të llastuar që do me çdo kusht lodrën e vet

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kreut të PD-së Lulzim Basha, i cili pak më parë tha se Rama ju merr shqiptarëve lekët e taksave, dhe në vend që t’i investojë në shëndetësi, jua jep miqve të vet.

Me anë të një postimi ka reaguar ashpër Rama duke thënë se Basha synon panikun dhe çoroditjen me dizinformimet, duke e quajtur këtë një sjellje mizerabël prej kalamai të llastuar që do me çdo kusht lodrën e vet.

Ndër të tjera Rama shkruan se spitalet Covid nuk janë aspak në kolaps siç predikon Basha dhe lufta vazhdon papushim.

“Ti synon panikun dhe çoroditjen me dizinformimet e përditshme, por kjo sjellje mizerabël prej kalamai të llastuar që do me çdo kusht lodrën e vet, do të të kthehet mbrapsht si një shuplakë më shumë nga ky popull që nuk e bën dot për budalla, as ti,as Mona,as Likja e as Saliu!

Lulëzim është jo vetëm e kotë po edhe e ulët rrekja jote për ta bërë Covidin pjesë të frontit qesharak opozitar!Kjo luftë është e vështirë për çdo shtet, s’ka si të jetë e lehtë për Shqipërinë,por spitalet Covid nuk janë aspak në kolaps siç predikon ti dhe lufta vazhdon papushim,” shkruan Rama.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.