E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama i prerë para deputetëve: Askush nuk e ka të garantuar vendin në skuadër
Publik News

Rama i prerë para deputetëve: Askush nuk e ka të garantuar vendin në skuadër

Kryeministri Edi Rama ia ka bërë të qartë deputetëve se kush nuk do të japë gjithçka duhet që Partia Socialiste të ecë para, nuk do ta këtë të garantuar vendin në skuadër.

Teksa i kujtoi atyre se duket filluar nga emri i tij, çdo emër tjetër është i diskutueshëm, Rama theksoi “paaftësia dhe papërgjegjshmëri, rëndom e stimuluar nga ligësia të atyre që udhëheqin partitë e tjera nuk mund të jetë arsye për ta quajtur ndeshjen të fituar pa filluar.”

“Deputetë jemi në sallë, ndërsa jashtë sot jemi kandidatë për deputetë që duhet ta fitojmë vendin në skuadër pa pushim.

Kush nuk do të japë jo gjithçka ka se nuk mjafton, por gjithçka duhet për t’u futur në atë formacion, nuk do të jetë në formacion.

Sipas tij, Partia Socialiste duhet të fitojë një mandat të tretë në zgjedhjet e vitit të ardhshëm për herë të parë në periudhën e pluralizmit.

Rama: Tërmeti dhe pandemia nuk janë ngjarje dosido dhe tundin këmbët e një kombi të tërë jo më të një qeverie. Jemi mbledhur që t’ju ftoj në një reflektim të thellë dhe të shpejtë, të cilët duhet ta nisim për ta kryer javët e ardhshme, se si do ta vazhdojmë përpjekjen tonë si skuadër dhe si individë dhe si do ta kurorëzojmë këtë mandat për të merituar një mandat tjetër të tretin radhazi për herë të parë për Partinë Socialiste në Shqipërinë pluraliste.

Çfarë duhet të bëjmë më shumë dhe më mirë për këtë sezon për drejtimin e shtëpisë sonë, Shqipërisë. Shqiptarët e kanë të qartë për një kryeministër më të mirë. A jam unë kryeministri më i mirë? Po ju a jeni deputetët më të mirë? Shqiptarët nuk kanë sot një alternativë më të mirë se sa mua dhe ju.

Shumica e tyre nuk e diskuton, por kjo nuk më mjafton fare dhe atyre jo e jo që nuk ju mjafton. E pyes veten shpesh, po PS që sot përfaqësohet nga ne, por as s’ka lindur me ne dhe as do të vdesë me ne, mund të bëjë më shumë për vendin? Absolutisht! Dhe patjetër përderisa unë jam këtu dhe kam ndërmend të kërkoj një mandat tjetër. Mund të bëjë më shumë akoma. Ndryshe nuk do të kisha arsye themelore për të vazhduar.

PS është i vetmi emër që nuk vihet dot në diskutim. Emrat e tjerë, duke filluar nga i imi i pari shkojnë dhe vinë. Paaftësia dhe papërgjegjshmëri, rëndom e stimuluar nga ligësia të atyre që udhëheqin partitë e tjera nuk mund të jetë arsye për ta quajtur ndeshjen të fituar pa filluar.

Sot nuk është momenti për të shpjeguar psetë e kësaj që sapo thash, që nuk është bindja ime si kryetar i kësaj partie, as si kryeministër sot, por është bindja ime si shqiptar që jam qytetar dhe prind në këtë vend. Askush dhe gjithkush këtu pa asnjë dallim, troç, nuk e ka të garantuar vendin në këtë skuadër”- vijoi  Kryeministri.

Kryeministri Edi Rama i konsideron humbës kronikë kundërshtarët e tij politik, tek të cilët preferoi të ndalej pak.

Rama: Ata janë humbës kronikë që më mirë se çdo gjë tjetër dinë të gjejnë rrugën e humbjes. Ata janë një fatkeqësi jo thjesht për veten por edhe për ne sepse nuk na stimulojmë të përmirësohemi më shumë dhe më shpejt dhe nuk stimulojnë opinionin publik.

Duhet të shohim sa më shumë te kundërshtarët e padukshëm, tek lëkundja e disave të mes votimit për ne dhe mos votimit, tek zhgënjimi dhe e disa brenda familjes sonë të madhe në territorin që mbulon gjithë Partia Socialiste. Ne duhet të shohim jashtë nesh, por brenda, jo rrotull por tek vetja. Jemi në provimin e madh të zgjedhjeve.

Çfarë mund të kërkoni më ju? Unë po e po nga PS që të jeni gati të bëni hyzmet pa u lodhur, përditë çdo kujt që u ka bërë nderin e madh të përfaqësimit të shqiptarëve në radhën e një grupi të vogël njerëzish që vendosin për këtë vendin në tempullin e demokracisë shqiptare. Pritja për të mos e mbajtur parasysh këtë nderë të madh, kthehet në shumë drejtime të gabuara.

Çfarë mund të kërkoni tjetër ju? Për t’ju përgjigjur njerëzve që kanë nevojë t’ua çani hallin edhe kur nuk ua zgjidhni dot? Çfarë mund të kërkojë pas 7 vitesh për të bërë 7 herë më shumë për këtë vend dhe njerëzit e këtij vendi. Ka vetëm një gjë që duhet të kërkoni pa pushim; llogari vetes. Jam unë që i neveris ata që deputetët i krahasojnë me të keqen.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.