Rama i vendosur/ “Nami u bëftë, nëse ka mbetur puna te Beleri mos hyfshim kurrë në BE”
Kryeministri Edi Rama nuk tërhiqet nga qëndrimi i tij sa i përket kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri.
Ai është shprehur gjatë një interviste se nëse intergimi i Shqipërisë në BE do të pengohet nga Greqia për shkak të Belerit atëherë “nami u bëftë dhe ne kurrë mos hyfshim në BE.”
Më tej ka theksuar se, çështja e Belerit i përket drejtësisë dhe janë ata që do të vendosin për të.
“Nëse do mbetet kjo punë te Beleri, nami u bëftë e mos hyfshim kurrë në BE. Nuk besoj se do vazhdojë shqetësimi i Greqisë deri në 2030 dhe nëse do mbetet kjo punë te Beleri, nami u bëftë, ne mos hyfshim kurrë në BE. Por unë nuk besoj se kjo do mbetet aty, kjo është një çështje që është e pakuptimtë edhe të diskutohet më.
Ne e kemi kryer këtë diskutim, zotëria është subjekt i organeve të drejtësisë, janë ato që do vendosin çdo ndodhë me të.
Sa i përket, përtej humorit, 2030 për mua nuk ka shumë rëndësi, nëse jemi formalisht apo jo në BE, për mua ka rëndësi që ne të bëhemi një vend me të gjithë parametrat e BE për veten tonë, për fëmijët tanë”,u shpreh Rama.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



