Rama ikën nga Kryeministria, Balluku ‘ngujohet’ brenda
Kreu i qeverisë, Edi Rama, ka përfunduar mbledhjen me ministrat dhe është larguar nga Kryeministria.
Ndërkohë, zv/kryeministrja Belinda Balluku ndodhet ende në godinë, ku ka hyrë që prej orës 10:00.
Sot, Këshilli i Mandateve po diskuton për imunitetin e Ballukut, në lidhje me kërkesën e SPAK për arrestimin e saj.
Pjesëmarrja e saj në Kryeministri dhe pritja e vendimit të Këshillit e vendosin në qendër të vëmendjes së institucioneve dhe mediave.
Situata po ndiqet me kujdes, ndërsa vendimi i Këshillit mund të ndikojë në hapjen e procedurave të mëtejshme ligjore.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco




