Rama informon mbi punimet në spitalin e ri për trajtimin e sëmundjeve të brendshme : Drejt përfundimit
Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se spitali i ri për trajtimin e sëmundjeve të brendshme është drejt përfundimit.
Në një postim në rrjetet sociale, Rama thekson se është rindërtuar me standartet më të mira.
Për herë të parë ky spital do të ketë një qendër konsultash të dedikuar.
“Mirëmëngjes dhe me Spitalin e Ri Intern në korpusin spitalor të Traumës tani drejt përfundimit, rindërtuar me standardet më të mira që do të shërbejë për trajtimin e sëmundjeve të brendshme si dhe do të ketë për herë të parë një qendër konsultash të dedikuar, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



