E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Rama ka marrë peng Presidentin, e komandon si Diellën”
Lajme

“Rama ka marrë peng Presidentin, e komandon si Diellën”

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, reagoi ashpër ndaj vendimit të Presidentit Bajram Begaj për dekretimin e datës 9 nëntor 2025 për zgjedhjet e pjesshme në gjashtë bashki, përfshirë edhe Tiranën. Bardhi e cilësoi këtë vendim si një “shkelje të rëndë të Kushtetutës” dhe akuzoi Presidentin për veprim politik në favor të kryeministrit Edi Rama.

“Asnjë surprizë nga Bajram Begaj! Ai nuk është President i shqiptarëve, por një robot që komandohet nga Edi Rama,” deklaroi Bardhi në një reagim publik.

Sipas tij, vendimi i Presidentit ka “rrënuar autoritetin e Gjykatës Kushtetuese” dhe përbën një “puç kushtetues” që po fut vendin në një ngërç institucional. Bardhi theksoi se juridiksioni për shqyrtimin e ankimit ndaj VKM-së së shkarkimit nuk është çështje që i takon qeverisë apo Presidencës, por vetëm Kushtetutës dhe Gjykatës Kushtetuese.

Ai nënvizoi se mandatet kushtetuese nuk mund të ndërpriten përveç rasteve të paracaktuara qartë në Kushtetutë dhe vendimmarrja mbi këto çështje i takon ekskluzivisht Gjykatës Kushtetuese, jo Presidentit apo Këshillit të Ministrave.

Bardhi përfundoi duke theksuar se asnjë President në 35 vite demokraci nuk ka dëmtuar kaq shumë reputacionin e institucionit, dhe se Edi Rama ka marrë peng Bajram Begajn, duke e komanduar “njëlloj si ‘Diellën’”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.