Rama kërkon dialog me studentët: Mos jini pengesa e vetvetes dhe mos e mbysni protestën me…
Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në rrjetet sociale u është përgjigjur serish me dialog studentëve.
Në postimin e tij Kryeministri shkruan se ai është me ta dhe gati për 8 pikat, por nuk refuzimi në kor i dialogu është dobësi.

Ndërsa nga një postim në Instagram Rama shkruan: Miq! Mos jini pengesa e vetvetes dhe mos e mbysni protestën me duart tuaja! Kjo protestë duhet të mbetet fuqi e ndryshimit të universitetit, jo të katandiset në fuqinë bllokuese të Dialogut për Universitetin! Unë jam i juaji, me ju dhe për ju, por mos m’i mbani më gjatë lidhur duart me refuzimin e Dialogut.

REAGIMI I RAMËS
Miq! Kori i protestës kur s’të dëgjojnë është domosdoshmëri. Refuzimi në kor i Dialogut është dobësi. Ju duhet ta dini që UNE JAM ME JU. Jam gati për të 8 PIKAT. Duhet të diskutojmë si e kur do të realizohen. Nëse ju s’doni ta kuptoni këtë, vazhdoni mbajini peng të 8 PIKAT. Unë ju pres
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



