“Jeni të pakënaqur me hetimin e anti-mafias italiane? Investigoni, ama unë investigim i them asaj që bën Stopi (referuar rastit të Tires). Një sanitare, niveli më i ulët i administratës e gozhduan me prova dhe ajo është sot në burg, ai është shërbim në nxjerrjen në pah të dobësive të çdo natyre të shtetit. Çfarë kujtoni se jemi në barrikada të ndryshme? Jo, jemi në një barrikadë. Çjanë këto pyetje, a jeni ju të sigurtë që bashkia Tiranë nuk merr 20%? Është njësoj si t’ju them unë juve, a jeni të sigurtë që lojtarët e fatit nuk bëjnë linjën editoriale të televizionit tuaj. Kur në fakt, pyetja ime ka edhe pak sens”-tha Rama, ndërsa nuk foli nëse prokuroria shqiptare, konkretisht SPAK, duhet të bëjë verifikim apo jo të përgjimeve.
Rama këshillon gazetarët: Jeni të pakënaqur me hetimin e italianëve?
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



