E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama kritika KiE-së, për historinë e ‘Shtëpisë së Verdhë’ të Carla Del Pontes
Publik News

Rama kritika KiE-së, për historinë e ‘Shtëpisë së Verdhë’ të Carla Del Pontes

Kryeministri Edi Rama nga Asambleja e Përgjithshme të Këshillit të Europës në Strasburg nuk i kurseu kritikat ndaj këtyre strukturave sa i takon akuzave që janë drejtuar ndaj drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për trafik organesh.

“Britma e sprapsmë e Kosovës nuk mund të shpërfillej më. Beteje e saj për mbijetese ngjalli reagim botëror. Komuniteti ndërkombëtar mori përgjegjësi dhe erdhi në ndihmë. Ndërhyrja ushtarake njohu luftën e UÇK. Drejtësia u vu në vend, dinjiteti u rivendos. Mund të riniste pajtimi, ose të paktën kështu dukej. Lufta është në natyrën e shëmtuar. Lufta në Kosovë nuk ishte e zakonshme, por shfaqje e përgjakshme e një lufte utranacionaliste. Ishte një thirrke e dëshpëruar nga zemra e Europës. Europa gjeti busullën e saj morale, por më pas kjo busull humbi. Humbi në këtë ndërtesë. Të njëjtat institucione ndërkombëtare që sollën fundin e luftës në Jugosllavi i dhanë fund vuajtjes së Kosovës, minuan veprimet e tyre. Vetë parimet e tyre. Ata jo vetëm përfunduan duke vënë në pikëpyetje integritetin e luftës për liri të Kosovës. Por përmes veprimeve të tyre pretenduan se nuk kishin pasur një të tillë. Këtu janë faktet. Më pak se një dekadë, pas ndërhyrjes së NATO-s Carla Del Ponte, ish-kryeprokurore e Gjykatës botoi një libër ‘Zonja Prokurore’. Ajo pretendonte se krime të tmerrshme ishin kryer nga drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përfshi mbi të gjitha trafikimin e organeve njerëzore. Libri natyrshëm shkaktoi valë tronditjeje në mbarë botën. Kjo akuzë zuri faqet e para, nga Europa në Australi.

Pavarësisht faktit, akuzat u mohuan në Kosovë kategorikisht. Pyetja më misterioze e të gjithave ishte; çfarë e ndaloi një prokurore të pushtetshme? Hetimet e saj për çështje edhe në Shqipëri në 2004 , kishin dalë me rezultate por përse do të mbeteshin këto akuza? Pyetjet ishin aq interesante, sa tërhoqën vëmendjen e njerëzve të Putinit, të njerëzve këtu. Në 2008 u paraqit një mocion për të gjithë paraardhësit tuaj. Dëgjoni titujt; trajtim çnjerëzor dhe trafikim i paligjshëm i organeve në Kosovë. Kështu e quajnë pushtuesit; Kosovo. Kosaçevi vetë, një parlamentar, që përfaqësonte partinë e Putinit, u përball me vonë me sanksione nga BE dhe SHBA. Jo për ndonjë vepër të mirë. Por, ndërkohë që ky njeri ra, puna e tij mbeti dhe vazhdoi përmes Këshillit të Europës, u ngrit në një nivel më tej. Mocioni i tij u mor nga ky organizëm. U pretendua se kërkimet e pavarura në rajon u bënë në emër të këtij organizmi.

Ajo çka ka rëndësi këtu është se raporti përmendte me emër drejtues të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe i akuzonte për kryerjen e krimeve të tmerrshme dhe trafikimin e organeve në 1998-1999. Raporti nuk prodhoi as atëherë dhe as më pas. Meqë ra fjala që ta dini, delegacioni shqiptar i pranishëm atëherë këtu nuk e pengoi këtë edhe me gjithësi nuk pati asnjë provë nga ato që autorët pretendonin, u miratua raporti. Ka një arsye për këtë. Jo sepse unë dhe ne në Shqipëri e zbuluam sot, që ky ishte lajmi më i tmerrshëm i rremë i shpërndarë përmes duarve të nderuara të Këshillit të Europës, por pritëm me durim deri sa pamë akuzën zyrtare, së cilës do i kthehem më vonë. Uroj që të kuptoni seriozitetin e kësaj. Pretendime të pavërtetuara të një kryeprokuroreje, në kërkim të shitjes së librit të saj, që çoi në një mocion i paraqitur nga një Parti ‘Ushtria e bashkuar’, që më pas u shndërrua në një rezolutë të kësaj asambleje dhe çoi në krijimin e dhomave të specializuara të Kosovës.”, tha Rama.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.