Rama lavde bashkisë Shijak për legalizimet: ‘Luftoni’ për vendin e dytë pas Shijakut
Në takimin me kryetarët e bashkive kryeministri pati kritika edhe për procesin e legalizimeve. Rama deklaroi se nuk po bëhet sa duhet, edhe pse në takimin e fundit iu kërkua pushtetit qendror që të japë akses në këtë shërbim.

“E kemi shtruar rrugën që njerëzit të kenë në krah bashkinë”, tha Rama, duke theksuar se duhet më shumë fokus tek procesi i legalizimit.
Kryeministri mori shembullin e Shijakut, por tha se për legalizimet nuk e arrijnë dot, por të luftojnë për vendin e dytë.
“Tema tjetër që është e rëndësishme janë legalizimet. Kemi bërë gjitha ato shkembime. Një nga pikat kryesore ishte ‘na jepni akses te legalizimet’. E kemi shtruar rrugën që njerëzit të kenë në krah bashkinë. Shijakun nuk e arrini dot për legalizimet. Për t’ju afruar deri në pikën për të luftuar deri në vendin e dytë mund ta bëni këtë gjë. Apo jo Xhakoll?! Shijaku ska as liqen, detin e ka larg. Por përtej shakasë, realisht tek legalizimet duhet shumë fokus. Nuk ka justifikim.
Qytetarëve t’i përgjigjeni në kohë rekord. Platforma e Bashkëqeverisjes është krijuar, që qytetarët ta çojnë ankesën dhe të gjendet përgjigja e saktë për qytetarin. Pse nuk ka asnjë bashki që në ‘Platformën e Bashkëqeverisjes’ të performojë në nivele të larta. Është bërë punë, por duhet më tepër se kaq”.

Kryeministri Edi Rama foli sot për përmbytjet e së premtes në qytetin e Vlorës.
Edhe pse këto përmbytje u shkaktuan nga paaftësia dhe keqqeverisja e tij dhe kryebashkiakëve socialistë, Rama ia hodhi fajin Zotit.
“E kemi parë se çfarë ndodhi në Austri dhe pamë se çfarë ndodhi në ditët kur këtu u përmbyt Vlora, në Bosnje ku humbën jetën shumë njerëz dhe ku dëmet dhe sipërfaqja e plagës së hapur atje janë marramendëse.
Ka një shpjegim të thjeshtë përtej analizave popullore dhe tendencioze që i bëhen përmbytjeve, që ka ndryshuar formacioni i reshjeve. Para ca kohësh u bë spektakolare përmbytja në Dubai, ku në harkun e 18 orëve ra një sasi shiu e barabartë me 4 juaj rresht shi në Londër.
Nuk ka infrastrukturë sado ekselente të përballojë goditjen e parë. Ajo që ne s’mund ta neglizhojmë është dobësia që shfaqet në reagimin tonë në nivelin vendor qoftë për zjarret qoftë për përmbytjet”, tha Rama.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



