E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama lidh marrëdhënie diplomatike me ishullin ku pastrohen miliardat
Bota

Rama lidh marrëdhënie diplomatike me ishullin ku pastrohen miliardat

Edi Rama si kurrë ndonjëherë më parë doli sot përpara gazetarëve, për të komunikuar disa vendime teje të rëndësishme të marra në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave. Foli për sigurinë në shkolla kamera në burgje, rikthimin e operacionit “Marrëzia” kundër lojërave të fatit, pas 5 vitesh, por nuk i tregoi të gjitha.

Përveç të tjerave, qeveria “Rama” ditën e sotme ka marrë edhe vendimin për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe qeverisë së ishullit Saint Kitts dhe Nevis.

Edhe pse ky vend është shteti më i vogël në botë dhe në arenën ndërkombëtare nuk njihet nga shumë vende dhe organizata ndërkombëtare, namin e ka shumë të madh. I njohur ndryshe dhe si Federata e Shën Kristofor dhe Nevisit, ai përbëhet nga dy ishuj prej 261 kilometra katrorë në Karaibe dhe ka shpallur pavarësinë nga Britania e Madhe në vitin 1983.

Nami i madh global i këtij ishulli-shtet, ka të bëjë me legjislacionin e tij fiskal, i cili e ka shndërruar në një parajsë fiskale, nga më të njohurat në botë për sekretin e burimit të parave, që depozitohen aty.

Federata e Shën Kristofor dhe Nevisit e cila gjendet mes Amerikës së Veriut dhe Amerikës së Jugut dhe ka rreth 50 mijë banorë, cilësohet si një nga vendet më ideale për fshehjen e pasurive me origjinë të dyshimtë.

Pas krizës botërore financiare të vitit 2008, si dhe pas zbulimit të skandaleve për parajsat fiskale si, “Panama Peaper”, paratë e pista janë kanalizuar në vende gjithnjë e më pak të njohura. Vitet e fundit ky shtet ka qenë pjesë e listës së vendeve ku bëhet pastrimi më i madh i parave në rang global.

Gazeta britanike “The Guardian” në një artikull të fundit, e ka shpallur Federatën Saint Kitts dhe Nevis, si vendin më sekret për fshehjen e parave të pista. Ligjet e këtij vendi, sipas prestigjiozes britanike kanë krijuar mundësinë, që llogaritë bankare të kompanive të jenë më të sigurta edhe se ato në bankat e Zvicrës.

Opozita dhe një pjesë e medias shqiptare e ka akuzuar sistematikisht Edi Ramën, si një kryeministër që qëndron në krye të një skeme gjigante, për pastrimin e parave të pista që burojnë nga korrupsioni, droga dhe aktivitete të tjera të jashtëligjshme.

Image

© SYRI.net

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.