E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama mbledh kryetarët e bashkive në Durrës
Lajme

Rama mbledh kryetarët e bashkive në Durrës

Kryetarët e bashkive të vendit, kanë mbrritur në rezidencën qeveritare në Durrës, ku do të zhvillohet sot një mbledhje me kryeministrin Edi Rama dhe disa prej ministrave të kabinetit.

Takimi pritet të nisë këtë të premte në orën 10:00 dhe do të zgjasë deri në orët e pasdites.

Në qendër të diskutimeve do të jenë temat: financat vendore, paketa e maleve, legalizimet dhe regjistrimi i tokave bujqësore, bashkëpronësia, roli i bashkive në procesin e negociatave dhe integrimit në BE, bujqësia si dhe kontrolli i territorit.

Të ftuar në këtë takim janë të gjithë kryebashkiakët, përfshirë edhe ata të spektrit të djathtë politik.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.