Rama mbledhje me grupin parlamentar pas arrestimeve të fundit nga SPAK
Të hënën është mbledhur Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste, ku i pranishëm është edhe kryeministri Edi Rama.
Mësohet se mbledhja po zhvillohet me dyer të mbyllura dhe priten të diskutohen disa projektligje që PS-ja do të duhet të votojë javët në vijim.
Një tjetër çështje për diskutim është edhe projektligji për marrëveshjen e emigrantëve me Italinë.
Theksojmë se kjo mbledhje vjen tre ditë pas lëshimit të urdhër-arresteve nga SPAK për aferën me inceneratorit të Tiranës, ku u arrestuan disa zyrtarë të Bashkisë Tiranë.
Fletë-arrestet u bënë publike pikërisht gjatë orëve të së premtes, kur po zhvillohej edhe Kongresi Kombëtar i Partisë Socialiste.
Ende Rama dhe Veliaj nuk ka asnjë reagim për këtë hetim të rëndësishëm nga ana e SPAK.
Mesa duket Rama sot mblodhi të vetët për të diskutuar se çfarë po ndodh brenda kësaj partie, pasi muajt e fundit nuk kanë qenë të paktë zyrtarët apo kryebashkiakët që kanë rënë në “sitën” e SPAK.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



