E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama mbylli ambasadën në Bosnje, Meta: Do hapet sërish me hir a me pahir, qeveria ta hapë para zgjedhjeve
Publik News

Rama mbylli ambasadën në Bosnje, Meta: Do hapet sërish me hir a me pahir, qeveria ta hapë para zgjedhjeve

Presidenti Ilir Meta i bën thirrje qeverisë të rihapë ambasadën shqiptare në Bosnje dhe Hercegovinë.

Gjatë një konference me homologun Shefik Xhaferoviç, Meta tha se ambasada do të hapet sërish pas 25 prillit, por shtoi se shpreson që qeveria ta hapë edhe më herët, para zgjedhjeve.

Ambasada shqiptare në Bosnje u mbyll në vitin 2014, në një kohë me atë në Malajzi, Indi dhe Portugali.

“Unë isha kryetar Kuvendi kur u mbyll ambasada në Bosnje, shpreh keqardhjen, s’kam qenë dakord në atë kohë por e mbylli qeveria. Me hir apo me pahir, ambasada do të hapet pas 25 prillit, por shpresoj që qeveria ta hapë përpara zgjedhjeve. Ky vend meriton vëmendje maksimale nga Shqipëria”, deklaroi Meta.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.