Rama me Dendias lajmëron: Po diskutojmë heqjen e Ligjit të Luftës, së shpejti mbledhje të përbashkët mes Shqipërisë dhe Greqisë
Kryeministri Edi Rama teksa ka mbajtur një konferencë për shtyp me ministrin e Jashtëm grek Nikos Dendias ka dhënë edhe lajmin e madh.
Rama është shprehur se kanë bërë diskutime me Greqinë dhe së shpejti do të heqin ligjin e luftës.
“Më vjen keq për patriotët e detit, por duhet të gjejnë arsye të tjera për të shpallur patriotizmin se kjo e detit nuk është më çështje që të bëjnë propagandën e shtirur anti greke dhe as elektorat patriotik.
Të vetëvendosen në çështje të tjera. Kjo çështje tani do jetë në dorë të drejtësisë ndërkombëtare. Kështu fokusohemi tek bashkëpunimi ekonomik, rajonal dhe për një mbledhje të parë të dy qeverive tona për tu marrë me çështje që kanë rendësi për njerëzit e zakonshëm, shqiptarët në Greqi dhe grekët këtu.
Dua të them që nuk është ende një çështje, por një diskutim pozitiv së shpejti do përfundojmë pozitivisht heqjen e ligjit të Luftës dhe pastaj mbasi humbën detin nacionalfolklorikët patriot do humbin dhe tokën dhe pastaj të gjejnë në ajër ndonjë çështje dhe të krijojnë një subjekt sesi Greqia po rrit emisonet e gazit në territoret shqiptare,” tha Rama.
Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias është dakortësuar me propozimin e kryeministrit Edi Rama për zgjidhjen e çështje së detit në bazë të marrëveshjes së OKB-së.
Gjatë konferencës për shtyp në Tiranë, Dendias u shpreh se përcaktimi i hapësirave detare mes dy vendeve do të vendoset nga Gjykata ndërkombëtare në Hagë.
Dendias propozoi edhe një mbledhje mes dy qeverive, asaj greke dhe shqiptare, duke njoftuar gatishmërinë e vendit fqinj për zgjidhjen e çështje së Ligjit të Luftës.
Deklarata e Dendias:
Ju falenderoj ngrohtësisht dhe nga zemra për mikpritjen tuaj. Është gëzim për mua që me urdhër të kryeministrit tim Micotakis, kthehem në Shqipëri. Herën e fundit kam ardhur këtu vetëm pak orë pas tërmetit. Do dëshiroja nga zemra tju falenderoj për përpjekjen dhe fjalët që thatë. Fatmirësisht vizita ime sot ndodh në kushte shumë më të mira. Do të doja t’ju përgëzoja për kryesinë e OSBE. Shqipëria tregoi se në kushtet e koronavirusit mund të drejtojë një presidencë.
Vij tani në marrëdhëniet bilaterale tona. Na bashkojnë shumë gjëra. Ne kemi një vullnet të fuqishëm të çojmë marrëdhëniet tona më tutje dhe të zgjidhim në një klimë të besimit reciprok të gjitha ato marrëveshje që kemi pezull. Një urë lidhje është minoriteti grek në Shqipëri dhe mijëra qytetarë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Greqi.
Si e dini, ne jemi gjthnjë të gatshëm të bëjmë çdo përpjekje me frymën e besimit dhe të bashkëpunimit. Ky bashkëpunim mund të funksionojë duke mbështetur integrimin e Shqipërisë në BE. Ne jemi të gatshëm të ecim me Shqipërinë, duke përfshirë këtu të gjithë dijen teknike kur ju gjykoni se duhet ta bëjmë këtë gjë. Edhe me kryeministrin dhe me ministrin Cakaj, ne kishim një tematikë shumë të gjerë diskutimesh, për përcaktimin e hapësirave detare. Zgjidhja duhet të jetë e dobishme të për dyja vendet. Kam dëgjuar dakortësinë e Ramës që zgjidhja të ketë si bazë marrëveshjen e OKB-së. Jam shumë i lumtur për këtë gjë, ramë dakort që si Shqipëria dhe Greqia të kalojmë në të drejtën ndërkombëtare, në gjykatën e Hagës.
Gjithashtu u referuam edhe në marrëveshejen që Shqipëria dhe Greqia ka në ’96. Kjo marrëveshje ka nevojë për thellim dhe dinamizëm. Të bëjmë një mbledhje qeveritare mes të dyja vendeve.
Duke iu referuar ligjit të luftës, kjo është një anakronizëm, dhe jam i sigurtë se edhe këtë do ta zgjidhim së bashku. Disktuam gjithashtu edhe për një nga urat që na lidh, anëtarëve të minoritetit por edhe frymën që duhet të përshkruajë idenë e fqinjësisë së mirë. Mbetet tani të shkojmë akoma më përpara. Pashë me gëzim progresin që Shqipëria ka bërë për tematikat që lidhen me minoritetin grek.
Më lejoni gjithashtu të përmbyll fjalën time, duke nënvizuar se një tjetër vend i rajonit tonë, që është akoma vend kandidat i BE, nuk po lëviz në këtë drejtim, madje po lëviz në drejtim në kundërt. Vazhdojnë të shkelin çdo ditë parimet dhe kriteret e BE. Turqia po shkel unionin doganor, ndaj duhet të merren masat urgjente për këtë gjë. Të analizohen të gjitha shkeljet në të gjithë aspektet e tyre, deri te heqja e unionit doganor. Te homologët europianë kam theksuar edhe veprimet e fundit turke që janë shqetësuese në Mesdhe.
Zoti kryeministër po e përmbyll fjalën time me gjithçka që edhe ju e përmendët. Të kemi një të ardhme paqësore dhe të begatë për të gjithë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



