E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama merr rolin e kryebashkiakut, inspekton punimet në Terminalin Verior të Transportit Publik
Flash

Rama merr rolin e kryebashkiakut, inspekton punimet në Terminalin Verior të Transportit Publik

Kryeministri Edi Rama është kthyer edhe në rolin e kryebashkiakut të Tiranës, duke ndjekur nga afër ndërtimet për Terminalin Verior të Transportit Publik.

Rama gjatë inspektimeve ka takuar edhe një taksist nga Puka. Ai i tha Ramës se duhet që të ketë një vend edhe për taksitë. Kreu i qeverisë iu drejtua, duke i thënë se patjetër që do ketë një vend për taksi. Kreu i qeverisë u shpreh me shaka se pukjanët kanë të drejtë dhe kur nuk kanë të drejtë.

Taksisti: Jam nga Puka e jam taksist. Kam respekt të veçantë për ty.

Rama: Sa shumë jeni ju pukjanët.

Taksisti: Shyqyr që jemi e shyqyr që të kemi. Duam vend për taksitë, tek terminali siç kemi qenë. Ku të jetë vendi.

Rama: Ta ndërtojmë Terminalin apo japim ide pa e ndërtuar. Nuk diskutohet që do ketë vend për taksitë kur të ndërtohet Terminali. As nuk diskutohet. Kush iu del përpara pukjanëve. Ju keni të drejtë dhe kur s’keni të drejtë. Ju kur s’keni të drejtë dhe jeni të rrezikshëm. Ça flet, nuk diskutohet.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.