E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama në “Euroactiv”: Nëse s’hapen negociatat humbet jo vetëm Shqipëria, por gjithë rajoni
Lajme

Rama në “Euroactiv”: Nëse s’hapen negociatat humbet jo vetëm Shqipëria, por gjithë rajoni

Duke folur për median pranë BE-së “Euroactiv”, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama u shpreh se nëse këtë vit nuk do të çelen negociatat do të ishte humbje jo vetëm për vendin, por për gjithë rajonin.

“As që dua ta mendoj se do të ketë një shtyrje tjetër, thjesht mendoj se është koha e duhur dhe ajo çfarë presim nuk është asgjë më shumë se një rekomandim i drejtpërdrejtë nga Komisioni dhe miratim nga Këshilli Evropian”, ka thënë Rama.

Por nëse do të ketë shtyrje, sa do e dëmtojë kjo Shqipërinë?

“Nuk dua të flas me “nëse” por nëse do të ketë shtyrje, nuk dëmton Shqipërinë, por të gjithë rajonin pasi do të legjitimonte fraksione për shkak të të gjitha vendeve që janë në negociata: Serbia dhe Mali i Zi, dhe vendet që nuk janë ende në negociata, por e meritojnë të nisin negociatat.

Dhe ata kanë plotësisht të drejtë të thonë se nuk ka diferenca mes Serbi/Mali i Zi dhe Shqipëri/Maqedoni dhe jemi të lumtur që miqtë dhe fqinjët tanë po negociojnë, por mendojmë se është shumë e padrejtë për Ballkanin të ketë këtë ndarje mes vendeve në negociata dhe atyre që nuk kanë nisur ende, por që e meritojnë atë”, thotë Rama.
Për kryeministrin Rama praktikisht vendet e Ballkanit Perëndimor janë më afër BE që kur Angela Merkel nisi inciativën e Procesit të Berlinit dhe gjërat po shkojnë në rrugën e duhur “dhe ajo çfarë na duhet është të mos humbim asnjë hap”.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.