E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama në Kukës: Në janar nis puna për ndërtimin e aeroportit
Lajme

Rama në Kukës: Në janar nis puna për ndërtimin e aeroportit

KUKES- Kryeministri Edi Rama ka folur nga Kukësit, pas mbledhjes së qeverisë që u mbajt në këtë qytet. Kryeministri u shpreh se kanë përfunduar procedurat dhe se në fillim të vitit do të nisë puna për ndërtimin e aeroportit të ri të Kukësit tërësisht nga fillimi.

“Kemi avancuar me procedurën për aeroportin e  Kukësit dhe deri në javën e dytë të dhjetorit do të mbyllet procedura dhe më pas një nevojitet një periudhë e shkurtër për përcaktimin e kontratës dhe ambicia është që brenda muajit janar të vitit që vjen, maksimumi në shkurt do të nisë punë për kantierin e ri të Aeroportit në Kukës. Dua të theksoj se nuk bëhet fjalë për çeljen e aeroportit që kemi, por bëhet fjalë për një aeroport të ri. Jemi shumë të inkurajuar me diskutimet që kemi bërë me ekspertët. Aeroporti do ketë rol të madh në zonë, sa i përket edhe punësimit.”- tha kryeministri.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.