Rama nesër në Kosovë, takohet me kryeministrin Albin Kurti, nga ceremonia shtetërore te konferenca për shtyp
Kryeministri Edi Rama do të shkojë nesër (e hënë datë 27.09.2021) në një vizitë zyrtare në Kosovë, ku do të takohet me homologun e tij Albin Kurti.
Mediat në Kosovë shkruajnë, se pritja e kreut të qeverisë shqiptare do të bëhet me anë të një ceremonie në shtetërore në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.
Kjo është bërë e ditur nga vetë zyra e kryeministrit Albin Kurti, ku ndër të tjera tregohet dhe agjenda e takimit mes dy krerëve të qeverisë.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, nesër, më 27 shtator 2021, duke filluar nga ora 08:50, pret me ceremoni shtetërore në Sheshin “Skënderbeu”, Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, dhe anëtarë të kabinetit qeveritar të Shqipërisë. Pas takimit, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin
Kurti dhe Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, mbajnë konferencë për media në ora 10:20”, shkruajnë mediat në Kosovë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



