E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama nga aeroporti i Kukësit:Mandati ynë i tretë i vendos vulën një transformimi që bëhet i pakthyeshëm
Publik News

Rama nga aeroporti i Kukësit:Mandati ynë i tretë i vendos vulën një transformimi që bëhet i pakthyeshëm

Kryeministri Rama nga Aeroporti i Kukësit, është shprehur se mandate i tretë do ta fitojë Partia Socilaiste, duke thënë se kjo është edhe zgjedhja më e mirë  për të çuar edhe Reformën në Drejtësi deri në fund.

Sipas Ramës mandati i tretë i vendos vulën një transformoimi që bëhet i pakthyeshëm, ndërsa ndërpreja i kthen të gjitha mbrapsh.

Deklarata e plotë e Ramës:

Është koha që të gjithë ta mbledhin mendjen që mandate i treti i ynë është ai që i ve vulën një transformoimi  që bëhet i pakthyeshëm, ndërpreja i kthen të gjitha mbrapsh sepse të gjitha janë punë që duhen çuar përpara dhe duhen mbyllur, Reforma në Drejtësi. Përfytyroni të vijë Iliri, Mona, Sala dhe Luli, Luli është ndryshe ,por me këtë ashtë.Të katër të vinë bashkë imagjino çfarë do të ndodhë në Drejtësi.

Thonë futi në burg, a thua se fut në burg qeveria, në burg fut drejtësia, por që drejtësia të fus në burg, duhet të pastohen ata që kanë penguar drejtësinë. Ata do të shkojnë në burg sic thotë BE që Shqipëtia duhet të fusë në burg gjyqtarë e prokurorë, të cilët kanë një pasuri të pajustifikueshme. Kjo kërkon kohën e vet, si u bëshka një sistem drejtësie për 3 ose 4 vite. Mandati i 3-të është garancia që Reforma në Drejtësi të funksionojë dhe politikanët dhe biznesmentët do të japin llogari.

I bën gjykatat si stacione tranziti që futeshin nga një derë dhe dilnin nga dera tjetër. Ata që flasin dhe mendojnë se dinë ta bëjnë më mirë, le të vinë dhe të na bashkohen në skuadër.

Ata që flasin dhe realisht që mendojnë se e bëjnë me mirë të vinë është e hapur dera ne kemi nevojë për 140 persona për të plotësuar skuadrën, ne sot kemi vetëm gjysmën e tyre na mungon gjysma tjetër.

Ne nuk kemi asgje për të fshehur dhe asgjë për të bërë sikur, patjetër këto kadidatura do i vlersojë PS, nuk do ngrem struktura fallso po do kemi një grup vlersimi në emër të PS, udhëroni hajdeni. Me shumë zemërgjerësi dhe shumë dëshirë për tu hapur rrugën.

Edhe pashit t’madhin Zot, mos dëgjoni Monikës kur thotë se nuk ekziston Covid, ato pak rregulla, une e kam bezdi që duhet të ve maskën, nuk ka rrugë tjetër për të ndihmuar shëndetësisë, nëse numrat bëhen mërramendës nuk ka më shtretër, nuk dua ta mbyll prap biznesin dhe punën, respektoni rregullat dhe kini shumë besim se ne nuk jemi më të mirët, por më të mirë se ne nuk ka, nuk ka pasur dhe nuk do ketë, sipas meje deri në 2029 nuk do të ketë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.